Shkelja e armëpushimit nga Irani, Trump thirrje Izraelit: Ndali sulmet, ktheji mbprasht pilotët
Pas shkeljes së armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump i cili paralajmëroi Izraelin në platformën e tij “Truth Social”, duke i kërkuar atij të mos kryejë më sulme.
Sipas Trumpit, nëse Izraeli ndërmerr sulme ndaj Iranit pas lëshimit të raketave të këtij të fundit (edhe pse Teherani ka hedhur poshtë se ka lëshuar raketa në dretim të Izraelit) do të ishte një shkelje e madhe.
Për këtë arsye Trump i ka kërkuar Izraelit që të kthejë në shtëpi pilotët e tij.
“Izrael, mos i lësho bombat, nëse e bën është shkelje e madhe. Ktheji pilotët në shtëpi, tani!”, shkroi Trump.
Ky paralajmërim i presidentit Trump vjen pas një armëpushimi të rënë dakord midis Iranit dhe Izraelit, i cili hyri në fuqi herët këtë mëngjes, por që Izraeli pretendoi se armëpushimi u shkel nga Irani.
Marrëveshja u ndërmjetësua nga SHBA-të dhe Katari, për të cilën Trump ka kërkuar edhe një herë që palët të respektojnë armëpushimin dhe të ndalin çdo sulm.
