Shiu nuk “tremb” pushuesit / Në Shëngjin disa vijojnë plazhin, të tjerët vizitojnë zonat turistike dhe historike
Shiu dhe ulja e temperaturave nuk ndikuan tek pushuesit në Shengjin.
Disa zgjodhen të vizitojnë zonat e tjera turistike dhe restorantet e njohura.
As reshjet e shiut gjatë natës dhe as ulja e temperaturave nuk i kanë ndalur pushuesit në Shëngjin, të cilët kanë vijuar të shijojnë ditën në bregdet.
Për shumë prej tyre, ky është një mot i përshtatshëm jo vetëm për të pushuar buzë detit, por edhe për të bërë plazh dhe për t’u larë, pasi temperaturat konsiderohen normale për këtë periudhë të verës.
Një pjesë e pushuesve kanë zgjedhur ta shfrytëzojnë ditën ndryshe, duke vizituar vende historike në zonën e Lezhës apo duke drekuar në restorante tradicionale jashtë Shëngjinit.
Pavarësisht temperaturave, atmosfera në këtë zonë turistike mbetet e gjallë, ndërsa operatorët turistikë shprehen optimistë për vijimin e sezonit.
