Shiu krijon probleme në mes të verës / Në lagjen “Mark Lula” rrugicat gati të pakalueshme

shiu probleme vere

Edhe pse jemi në stinën e verës, reshjet e herëpashershme të shiut vazhdojnë të krijojnë probleme serioze në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës.

Rrugicat e kësaj lagjeje përmbyten menjëherë pas çdo shiu, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar shqetësime për banorët.

Shkak për këtë situatë bëhen mungesa e kanalizimeve funksionale dhe infrastruktura e amortizuar, e cila nuk përballon as reshjet më të lehta.

Në lagjen “Mark Lula” janë një sërë rrugicash të amortizuara, të cilat presin ndërhyrje për rikonstruksion.

Disa herë banorët kanë kërkuar investime në atë zonë të populluar pas viteve 90-të.