Shirat rekord në Zelandën e Re shkaktojnë rrëshqitje dheu në një zonë kampingu, disa persona të zhdukur, përfshirë fëmijë

Zelandën e Re shk

Shira të rrëmbyeshëm rekord kanë goditur Zelandën e Re, duke shkaktuar përmbytje të rënda dhe rrëshqitje dheu në disa zona, përfshirë një kamping pranë Malit Maunganui, ku raportohet për disa persona të zhdukur, mes tyre edhe fëmijë.

Rrëshqitja e një faqe mali ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit, pas orësh të tëra reshjesh intensive. Qyteti i Taurangës, më i afërti me Malin Maunganui, regjistroi rreth 295 mm shi brenda 30 orësh, deri në orën 6:00 të mëngjesit, duke e bërë situatën veçanërisht të rrezikshme.

Ministri i Emergjencave, Mark Mitchell, deklaroi se pjesë të bregdetit lindor duken si “një zonë lufte”. Sipas tij, helikopterë janë angazhuar për të shpëtuar familjet që ishin strehuar në çati për shkak të përmbytjeve, ndërsa gjendje të jashtëzakonshme lokale janë shpallur në pesë rajone të Northland-it dhe Kepit Lindor.

“Është një çështje shumë e ndjeshme për momentin. Të gjithë po punojnë maksimalisht për të arritur zgjidhjen më të mirë të mundshme, por pa dyshim është një situatë shumë e vështirë dhe sfiduese,” tha Mitchell.

Screenshot 2026 01 22 084347

Zëdhënësi i Zjarrfikësve dhe Emergjencave të Zelandës së Re, William Pike, bëri të ditur se ekipet e para në vendngjarje kanë dëgjuar thirrje për ndihmë nga brenda masës së dheut të rrëshqitur.

“Zjarrfikësit tanë u përpoqën të hynin në rrënoja dhe dëgjuan disa zëra,” tha ai, duke theksuar se kërkim-shpëtimi po vazhdon me intensitet të lartë.

Mali Maunganui, një kupolë vullkanike në fund të gadishullit, është një zonë shumë e frekuentuar gjatë verës, kur mijëra pushues dynden në plazhet e tij.