Shërbimi urban në qytet / Dervishi: Sfidë, kemi nisur përmirësimin e infrastrukturës

sherbimi urban

Rritja e cilësisë së shërbimit urban në Shkodër mbetet sfidë jo vetëm për pushtetin vendor por edhe vetë administratorët e këtij shërbimi.

 Lajmi i mirë në këtë fillim vit vjen në nisjen e investimeve kryesisht në infrastrukturë.

Objektiv mbetet aplikimi i planit te ri të mobilitetit i cili do shtojë intineraret si dhe frekuencat e urbanit.

Duke qënë se prej vitesh ky shërbim në Shkodër mbulohet vetëm nga çmimi i biletës, për administratorët ka qënë e vështirë përballimi i kostove të shtuara.

Synimi i planit të ri të mobilitetit i cili është miratuar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës është vemendja ndaj hapësirave për këmbësorët, shtimin e korsive të biçikletave si dhe transportit publik duke shtuar gjelbërimin urban.