Shengjin – Velipojë drejt përfundimit / Aktualisht po punohet edhe në një segment të vogël në fshatin Rrjoll

rruga shengjin velipoje

Rruga Shengjin – Velipojë po shkon drejt përfundimit.

Është një tjetër vepër infrastrukturore që pritet t’i japë një zhvillim akoma më të madh turizmit në këtë zonë. Janë hedhur shtresat e asfaltit nga të dy kahet e rrugës, Shengjini dhe Velipoja, dhe sapo është bërë bashkimi i tyre në një aks të vetëm.

Ngritja e bordurave afër rrugës dhe vendosja e  mbrojtëseve anësore metalike  janë në proces. Ndërkohë, për të garantuar sigurinë e lëvizjes, në terrene të thepisura shkëmbore po vendosen rrjetat mbrojtëse që pengojnë rënien e gurëve në rrugë.

Punohet gjithashtu edhe në asfaltimin e një segmenti fare të vogël në qendër të fshatit Rrjodh dhe gjithçka tjetër pritet të jetë e përfunduar në prag të sezonit turistik të kësaj vere.

Kjo rrugë e veçantë, me një peisazh mbreselenes, që do përshkohet vetëm në 15 minuta, do ndikojë në zhvillimin e turizmit bregdetar për Shëngjinin, Velipojën e krejt rajonin verior të vendit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.