Shembull i integrimit  / Vullneti i 29- vjeçarit me aftësi ndryshe, punë, art dhe aktivizëm

shembull integrimiii

Ky është Leonard Kumbulla, 29 vjeç, person me aftësi të kufizuara, por kjo nuk e ka penguar të jetë aktiv në jetën sociale.

Së fundmi,  ai shfaqet si moderator në një aktivitet ndërgjegjësues kundër diskriminimit, një kauzë që e prek drejtpërdrejt.

Pjesë e “Projektit Shpresa”,  prej më shumë se dy dekadash, Leonardi ka gjetur aty mbështetje, zhvillim personal dhe hapësirë për të ushtruar pasionet e tij

Leonardi është i punësuar me orar të kufizuar në një fasoneri dhe ëndërron që viti i ri shkollor ta gjejë në bankat e shkollës së mesme, një dëshirë që pritet t’i bëhet realitet.

Drejtuesit e “Projektit Shpresa” theksojnë se, pavarësisht rasteve të bullizimit apo diskriminimit që hasen në shoqëri, Leonardi ka arritur të integrohet falë dëshirës dhe përkushtimit për t’u aktivizuar.

Edhe pse nuk e pranon hapur se është ndier i përjashtuar, përmes pikturave të tij, Leonadi kërkon më shumë dashuri, afërsi dhe pranueshmëri nga shoqëria.