Shembet një objekt i paligjshëm / Pengonte punimet në rrugën Shirokë–Zogaj

prishja e objektit zogaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë të ditur në rrjetin social FB se, gjatë ditës së sotme është ndërhyrë për prishjen e një objekti që pengonte investimin për rrugën Shirokë–Zogaj.

“Është ndërhyrë sot për prishjen e një objekti të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, i cili pengonte vijueshmërinë e investimit për rrugën Shirokë–Zogaj.

Objekti ishte vendosur në zonën e Shirokë dhe përbënte një pengesë konkrete për zbatimin normal të projektit rrugor, një investim i rëndësishëm infrastrukturor që synon përmirësimin e aksesit, sigurisë dhe zhvillimit të zonës.

Ndërhyrja u krye për të garantuar realizimin e investimit publik dhe vijimin e punimeve sipas projektit të miratuar. Do të vijojë toleranca zero ndaj çdo ndërtimi të paligjshëm që cenon pronën publike dhe interesin e komunitetit”, shkruan kryebashkiaku Beci.