Shembet ndërtimi brenda oborrit të shkollës “Ismail Qemali” / Kryebashkiaku Beci: I kishte zënë frymën këtij institucioni

shembet ndertim tek shkolla

 Kryetari I Bashkisë Shkoër ka informuar nëpërmjet rrejetit social FB se Policia Bashkiake kanë ndërhyrë për  shëmbjen e një ndërtese brenda oborrit të shkollës “Ismail Qemali”.

“Hapësira e zaptuar brenda oborrit të shkollës “Ismail Qemali”, që i kishte zënë frymën këtij institucioni arsimor, i kthehet nxënësve dhe mësuesve.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë ndërhyrë për lirimin e kësaj hapësire, e cila kishte zënë “rrënjë” në mes të oborrit të shkollës.

Hapësira i rikthehet funksionit të saj të plotë arsimor.

Oborret e shkollave janë pronë e fëmijëve të Shkodrës.

Është momenti që kush ka vepruar mbi tokë publike, apo ushqen ende iluzionin se mund të bëjë çfarë të dojë, të bëjë mirë llogaritë me realitetin.

Ky aksion nuk është episod, as show ditor. Është vetëm një shembull i qartë i filozofisë sonë për të ndalur pangopësinë e atyre që qytetin nuk e shohin si shtëpi të përbashkët, por e shqyejnë si prenë e vet.

Qyteti nuk administrohet me oreks, por me rregull për të gjithë.

Dhe rregulli nuk negociohet”, shkruan kryebashkiaku Beci.