SHBA rikonfirmon mbështetjen për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

386250181 718260176995809 1120400325619809431 n

386250181 718260176995809 1120400325619809431 n

 I Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, David Wisner u takua me ministren e Kulturës, Elva Margariti për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë aktivitetet e Javës së Amerikës, që do të zhvillohet nga 10 deri më 14 tetor.

David Wisner vuri në dukje bashkëpunimin e fortë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe theksoi mbështetjen prej rreth 1.5 milionë dollarësh të Shteteve të Bashkuara, gjatë 20 viteve të fundit, për mbrojtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore, përmes Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore.

Projekti i fundit do të restaurojë pesë manastire historike në Luginës e Drinos. Wisner vlerësoi Marrëveshjen dypalëshe për Pronat Kulturore të vitit 2021 si një shembull i bashkëpunimit të fortë mes vendeve tona për mbrojtjen e siteve arkeologjike dhe historike dhe për të shmangur trafikimin e pasurive kulturore.

Margariti dhe David Wisner

1 nga 3

386250181 718260176995809 1120400325619809431 n
386251605 718259906995836 6448759627678739539 n
386593760 718259876995839 1661580918810536567 n