Lajme

SHBA pritet të mbyllë një duzinë misionesh diplomatike në mbarë botën

Departamenti i Shtetit i SHBA po përgatitet të mbyllë në muajt e ardhshëm pothuajse një duzinë konsullatash që janë vendosur kryesisht në Evropën Perëndimore dhe po kërkon të reduktojë fuqinë e tij punëtore në nivel global.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të shumtë amerikanë, të cilët tregojnë për Reuters se Departamenti i Shtetit po shqyrton gjithashtu bashkimin e mundshëm të një numri të byrove të ekspertëve në selinë e tij në Uashington që po punojnë në fusha të tilla si të drejtat e njeriut, refugjatët, drejtësia penale globale, çështjet e grave dhe përpjekjet për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Reuters raportoi muajin e kaluar se misioneve të SHBA-së në mbarë botën iu kërkua të shqyrtonin zvogëlimin e stafit amerikan me të paktën 10% pasi Trump dhe miliarderi Elon Musk po përpiqen të ulin kostot e fuqisë punëtore federale të SHBA.

Presidenti republikan dëshiron të sigurojë që burokracia e tij të jetë plotësisht në përputhje me axhendën e tij “Amerika së pari”.

Muajin e kaluar ai firmosi ​​një urdhër ekzekutiv për të rinovuar shërbimin e jashtëm të SHBA-së për të siguruar zbatimin “besnik dhe efektiv” të agjendës së tij mbi politikën e jashtme.

Gjatë fushatës së tij elektorale, Trump ishte zotuar vazhdimisht se do të pastronte ‘Deep State’  duke pushuar nga puna burokratët që ai i konsideron të pabesë.

Kritikët thonë se shkurtimet e mundshme në gjurmën diplomatike të SHBA-së së bashku me çmontimin e Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar, e cila ofroi ndihma me vlerë miliarda dollarë globalisht, rrezikojnë të minojnë lidershipin amerikan dhe të lënë një vakum të rrezikshëm për kundërshtarët si Kina dhe Rusia.

Trump dhe Musk thonë se qeveria amerikane është shumë e madhe dhe ndihma amerikane e financuar nga taksapaguesit është shpenzuar në një mënyrë të kotë dhe mashtruese.

Leipzig, Hamburg dhe Dusseldorf në Gjermani, Bordeaux, Rennes, Lyon dhe Strasburg në Francë dhe Firence në Itali janë në mesin e listës së konsullatave më të vogla që Departamenti i Shtetit po konsideron mbylljen.

“Departamenti i Shtetit vazhdon të vlerësojë qëndrimin global për të siguruar se jemi në pozicionin më të mirë për të adresuar sfidat moderne në emër të popullit amerikan”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Blerti Delija

Recent Posts

Zgjedhjet e 11 majit, si mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…

7 hours ago

KF Shkodra U- 15 kampione e Shqipërisë / Piraniqi dhe Vajushi: Ambiciozë edhe në Superiore

përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…

7 hours ago

Shkodra në “Junior Eurovision” – Bashkia marrëveshje me RTSH: Kënga fituese e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Eurosong

Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…

7 hours ago

181 mijë vota nga Diaspora – Për të votuar në zgjedhje, u regjistruan mbi 246 mijë bashkëkombas

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…

7 hours ago

Zgjedhje 2025 në Shkodër – Të drejtë vote 261 579 qytetarë, të regjistruar nga Diaspora 17480 vetë

Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër kanë të drejtë vote 261…

8 hours ago

Tërheqja e materialeve zgjedhore – ZAZ 2 nis e para shpërndarjen e bazës materiale

Në qarkun Shkodër, 8 Komisionet Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt…

8 hours ago