Lajme

SHBA presion për mbarimin e luftës, Putin këmbëngul të mbajë rajonet e pushtuara nga Ukraina

Arritja e një marrëveshje për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës duket se nuk po bën progres dhe as po jepen sinjale pozitive se palët do të diskutojnë së shpejti për një armëpushim afatgjatë. Kjo situatë po krijon nervozizëm edhe te SHBA, si palë ndërmjetësuese për t’i dhënë fund luftës 3-vjeçare.

Gjatë bisedimeve në Kremlin, i dërguari i Trump, Steve Witkoff, u përpoq të bindte presidentin rus Vladimir Putin që Rusia duhet të binte dakord për një armëpushim që ndalon luftimet, por burimet për Bloomberg, thonë se “Putin këmbëngul që të mbajë nën zotërimin e tij rajonet e pushtuara në jug dhe në lindje të Ukrainë”.

Sipas Bloomberg“negociatat kanë arritur në një bllokim për momentin dhe kërkohet kontakt i drejtpërdrejtë midis Putinit dhe Trumpit për të bërë përparim të mëtejshëm”.

Presidenti Putin këmbëngul që Rusia duhet të marrë kontrollin e katër rajoneve të Ukrainës, Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson, si pjesë e ndonjë marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës. Në 2022, Putin i shpalli këto 4 katër rajonet e Ukrainës pjesë “përgjithmonë” të Rusisë, pasi organizoi referendume në zonat e pushtuara nga trupat e tij disa muaj pas fillimit të luftës.

Pas takimit të Witkoff dhe Putin në Moskë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, James Heëitt tha se “Ne nuk komentojmë mbi diskutimet në vazhdim, por vazhdojmë të bëjmë përparim si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë për ta çuar këtë konflikt në një zgjidhje paqësore.”

Edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy shkroi më herët në X se Rusia duhet të ndërmarrë hapa të qartë për t’i dhënë fund luftës.

“Ne po identifikojmë saktësisht ato pika presioni që do ta shtyjnë Moskën drejt diplomacisë në mënyrën më efektive. Rusia duhet të ndërmarrë hapa të qartë për t’i dhënë fund luftës. Ne këmbëngulim që një armëpushim i plotë dhe pa kushte duhet të jetë hapi i parë. Rusia duhet ta bëjë këtë veprim”, shkroi Zelensky.

Mungesa e përparimit në negociata për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, ka bërë që SHBA të jap sinjale se mund të tërhiqen nga bisedimet nëse nuk arrihet një marrëveshje së shpejti.  

Blerti Delija

Recent Posts

Inzaghi: Barça ndër më të fortat në botë, ndeshja e parë është vendimtare

Pas eliminimit nga Kupa e Italisë nga Milani dhe parakalimit të Napolit në krye të…

14 minutes ago

Xhiro e Italisë 2025: Etapa e fundit do kalojë nga Vatikani, në nderim të Papa Françeskut

Një homazh për Papa Françeskun, i cili e dëshironte shumë këtë garë pikërisht në vitin…

16 minutes ago

Dembélé shtang Arsenalin, PSG fiton aktin e parë

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League pa Paris Saint-Germain të mundë Arsenalin 1-0 në…

19 minutes ago

100 ditët e para të qeverisjes, Trump: Me mua nisim epokën e artë

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur një tubim në Michigan me shënimin e 100 ditëve…

26 minutes ago

Plazhi i Madh i Ulqinit nuk jepet me qira, presidenti malazez nuk dekreton marrëveshjen me Emiratet Arabe

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i ktheu Parlamentit për rishqyrtim një marrëveshje për…

32 minutes ago

Shqipëria, pjesëmarrëse e asociuar në nismën e “Tri Deteve”, Begaj në Varshavë: Sjell përparim të përbashkët

Shqipëria është pranuar si pjesëmarrëse e asociuar në nismën e “Tri Deteve”, një platformë e…

34 minutes ago