SHBA pezulloi vizat për emigrantët, Spiropali: Nuk ndalon ato studentore e turistike. Shpifje që Shqipëria është në listë të zezë

spiropalja

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar përkohësisht përpunimin e vizave të emigracionit për 75 vende, duke sqaruar se ky vendim nuk ka bllokuar vizat për qytetarët shqiptarë. Spiropali theksoi se spekulimet politike mbi këtë çështje janë të pabazuara.

Kam ndjekur me vëmendje rrebeshin e  spekulimeve politike mbi çështjen e vizave drejt BE-së. Disa udhë humbur në Tiranë kanë vënë kujën se SHBA sipas tyre kanë ngrirë e bllokuar vizat për shqiptarët. Fabula e tyre shkon aq larg se deklaron se partnerët tanë historik dhe strategjikë, e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë. Të dyja këto janë trillime politike. Disa udhë humbur në Tiranë kanë vënë kujën se SHBA sipas tyre kanë ngrirë e bllokuar vizat për shqiptarët. Fabula e tyre shkon aq larg sa deklaron se partnerët tanë historik dhe strategjikë e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë. Të dyja këto janë trillime politike”, u shpreh ajo

Spiropali sqaroi se vendimi amerikan nuk ndikon tek vizat turistike, studentët, biznesi, vizitat familjare apo eventet e punës. Procesi i pezullimit lidhet vetëm me vizat e emigracionit dhe është pjesë e masave të SHBA për të kufizuar abuzimet me sistemin e emigracionit.

Vendimi i fundit i SHBA nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA. Nuk janë bllokuar as vizat turistike, studentët, biznesi, vizitat te familjarët apo evente pune. Rregullat e qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me rregullat e tyre të emigracionit. Pra nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, pro për rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullohet përpunimi i vizave të emigracionit deri në një rishikim zyrtar dhe ky vendim vjen si pjesë e masave amerikane për të kufizuar abuzimet me avantazhet që ofron sistemi amerikan i emigracionit. Vendimi nuk ka të bëjë as gjëkundi me fabrikimet për non grata imagjinare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqipëria ka qenë dhe mbetet aleati dhe partneri strategjik i SHBA. Vend mik me të cilin na bashkon një rrugë e gjatë vlerash dhe qëllimesh”, tha Spiropali.

Deklaratën Spiropali e bëri gjatë udhëtimit drejt Kievit, ku do të zhvillojë një vizitë pas sulmit të fundit masiv që Rusia ndërmori, teksa theksoi edhe njëherë mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën.