Sfidat e gjuhës shqipe – Ministria e Arsimit dhe Sportit e ka shpallur vitin 2024 si “Vitin e Gjuhës Shqipe”

sfidat e gjuhes shqipe

Procesi i globalizimit ka diktuar nevojën e një gjuhe shqipe që qëndron solide dhe dinjitoze përkrah gjuhëve të tjera të globit.

Sfida nuk është e lehtë pasi kërkon që ajo të jetë e përpunuar me qëllim kryerjen e funksionit të saj sa më mirë në të gjitha fushat e jetës.

 Projekti për hartimin e një fjalori të madh të gjuhës shqipe me rreth 120 mijë njësi është drejt përfundimit.

Sipas akademikut  Memisha është me rëndësi aplikimi i politikave të kujdesshme në lidhje me unifikimin e gjuhës shqipe për vetë specifikën që ka kombi shqiptar,  ku një pjesë e madhe jeton i shpërndarë në shtete të ndryshme të botës.

2024 është shpallur si “Viti i Gjuhës Shqipe” nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Ky vendim tregon rëndësinë që arsimi dhe gjuha shqipe kanë në zhvillimin e identitetit kombëtar.