Sezoni turistik, masa për sigurinë e mjedisin – ADZM Shkodër: Bashkëpunimi me operatorët turistikë, prioritet për mbarëvajtje

Bashkëpunimi me operatorët turistikë është një nga prioritetet kryesore të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM) në qarkun e Shkodrës për sezonin turistik të këtij viti.
Ky bashkëpunim konsiderohet veçanërisht i domosdoshëm me agjencitë turistike që ofrojnë ture malore, me qëllim orientimin e duhur të vizitorëve dhe shmangien e incidenteve të mundshme.
Në qendër të vëmendjes së bashkëpunimit të ADZM-së, si me operatorët turistikë ashtu edhe me strukturat vendore, është ruajtja e mjedisit në zonat e mbrojtura. Përmes një qasjeje të koordinuar, synohet garantimi i zhvillimit të qëndrueshëm turistik, duke mbrojtur njëkohësisht natyrën dhe biodiversitetin e këtyre zonave.
Për të përmirësuar menaxhimin e turizmit në zonat e mbrojtura, ADZM Shkodër ka planifikuar shtimin e zyrave të informacionit turistik.
Krahas zyrave në Velipojë dhe Theth, këtë sezon një pikë e re informacioni për turistët do të hapet edhe në Lepushë të Kelmendit, një nga destinacionet e preferuar për turizmin malor.