Seanca plenare, deputetët e PD bllokojnë foltoren e Kuvendit, ndezin zhurmuese

deputetët e PD bllokojnë

Mes tensionesh ka nisur seanca plenare e ditës së sotme pasi deputetët pjesëmarrës të opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Sikurse ishte paralajmëruar, deputetët e PD-së vijuan edhe sot me aksionin e tyre të protestave.

Me pankarta në duar, deputetët e PD qëndrojnë para foltores. Po ashtu, vendosën edhe zhurmues.

Grupi Parlamentar i PD-së, në mbledhjen e sotme u mor vendimi që deputetët që nuk janë përjashtuar të marrin pjesë në seancë, por të vazhdojnë aksionin opozitar duke mos lejuar normalitet në seancë.

Ndërsa deputetët e tjerë janë të angazhuar në terren për protestën e ditës së nesërme e cila do të shtrihet në disa rrugë të Shqipërisë.

Seanca plenare drejtohet nga N/kryetari i Kuvendit,  Bledi Çuçi, ndërkohë garda është në gatishmëri.