Sandër  Ruçi, artisti i kompletuar i skenës – Kontributi artistik i mjeshtrit të humorit vijon pa u ndalur edhe sot e kësaj dite

sander ruci f

Me një karrierë të gjatë në skenë, aktori Sandër Ruçi mbetet një prej figurave aktive të humorit shkodran dhe atij shqiptar.

Prej shumë vitesh e ka ndërtuar jetën në SHBA,  por si një “ante” i tokës së vet, forcën dhe frymëzimin e gjen në Shkodrën e tij, ku ka kujtime të shumta.

Akoma e mban mend mirë momentin që shënjoi kontaktin e tij me fushën e artit.

Për të gjithë kontributin artistik që vijon ende, aktori Sandër Ruçi është nderuar në maj të vitit 2014 me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.