“Saga” e By- Pass-it, thyhen ndriçuesit / Persona të paidentifikuar thyejnë ndriçuesit rrugorë

ndricues thyhen

Një pjesë e konsiderueshme e ndriçuesve rrugorë përgjatë Bypass-it të Shkodrës janë dëmtuar kohët e fundit, duke krijuar shqetësim tek drejtuesit e automjeteve dhe tek komuniteti lokal.

 RTSH Shkodra ka kryer një vëzhgim në këtë segment, ku duken qartë dëmtimet e rënda të shkaktuara në dhjetëra ndriçues.

Persona ende të paidentifikuar kanë thyer ndriçuesit e rrugës.

Gjatë verifikimit në terren, është vënë re se shumë prej ndriçuesve janë të thyer, të shkulur ose të dëmtuar nga persona të papërgjegjshëm.

Ndërkohë, autoritetet lokale kujtojnë se dëmtimi i pronës publike përbën vepër të dënueshme dhe u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo rast vandalizmi.

Sipas tyre, mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore është thelbësore për sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.

Ky investim i rëndësishëm, i cili përfundoi rreth 4 vite më parë, u ndërtua me qëllim parandalimin nga përmbytjet e qytetit të Shkodrës dhe shmangien e trafikut në qytet sidomos gjatë muajve të verës, kur rritet numri i automjeteve për shkak të turistëve.

Ndërsa pak kohë pas inaugurimit të kësaj vepre dëmet e shkaktuara nga persona të pa përgjegjshëm janë evidente në këtë segment rrugor dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë për frenimin e këtij fenomeni.