Safet Bajri shoqërohet në Tiranë për të dhënë deklarime, 3 ditë më parë iu kontrollua banesa nga RENEA

Safet Bajri shoqërohet

Safet Bajri është shoqëruar sot nga policia për t’u marrë në pyetje në Tiranë. Sipas avokatëve të tij, Bajri ishte thirrur për t’u pyetur në Policinë e Shkodrës në orën 11.00, por kur ka shkuar atje është njoftuar se pyetjet ndaj tij do të realizohen në Tiranë dhe jo në Shkodër, siç ishte planifikuar fillimisht.

Mbrojtja e tij ka theksuar se nuk ka pasur asnjë njoftim për një urdhër arresti, por i është kërkuar marrja për herë të dytë e ADN-së së Safet Bajrit.

Bajri është shoqëruar me masa sigurie për të udhëtuar drejt Tiranës, ku do të vazhdojë procedura e marrjes në pyetje. Tre ditë më parë, me urdhër të SPAK në banesën e Safet Bajrit u zhvilluan kontrolle nga forcat RENEA.

Këto kontrolle u zhvilluan edhe lidhur me vrasjet dhe atentatet e ndodhura së fundmi në qytetin e Shkodrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.