Rusi-Rrëzohet avioni me 49 persona në bord, gjendet në flakë majë malit
Një aeroplan pasagjerësh që transportonte 49 persona është rrëzuar në rajonin lindor të Rusisë të Amur këtë mëngjes.
Sipas autoriteteve, avioni, me motor Antonov-24 i operuar nga Angara Airlines fluturonte për në qytetin Tynda nga qyteti i Blagoveshchensk kur u zhduk nga radari.
Guvernatori rajonal Vassily Orlov shkroi në Telegram se një helikopter vuri re avionin që po digjej në një mal rreth 16 kilometra nga Tynda.
Helikopteri nuk pa asnjë shenjë që të tregonte për të mbijetuar. Agjencia e mbrojtjes civile e rajonit Amur tha se po dërgon ekipet e shpëtimit në vendngjarje.
“Për momentin, janë dërguar 25 persona dhe pesë njësi pajisje, dhe katër avionë me ekuipazhe janë në gatishmëri”, thekson agjencia e mbrojtjes civile.
