Lajme

RTSH në transmetim maratonë për Zgjedhjet Parlamentare 2025

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) ka nisur sot një transmetim maratonë që prej orës 07:00 të mëngjesit për të mbuluar në mënyrë të plotë procesin zgjedhor parlamentar në Shqipëri.

RTSH synon të sjellë raportimin e zgjedhjeve shqiptare, duke ofruar për publikun çdo detaj nga qendrat e votimit, deri te numërimi i fundit i votës. Transmetimi përfshin lidhje direkte dhe analiza në studio me të ftuar nga spektri i politikës shqiptare.

Sot janë të hapura 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, ku rreth 3.7 milionë qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë të drejtën të zgjedhin 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Në këtë proces garojnë 2,046 kandidatë përfaqësues të 11 partive dhe koalicioneve, ndërsa në asnjë qark nuk ka kandidatë të pavarur.

Votimi dhe numërimi elektronik do të përdoret vetëm në njësinë nr. 10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës. Për herë të parë në historinë zgjedhore të Shqipërisë, edhe diaspora ka votuar përmes postës. Votat e ardhura nga jashtë vendit do të numërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas mbylljes së procesit në orën 19:00.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Mbi 2.100 vëzhgues në terren për të ndjekur procesin e votimitMbi 2.100 vëzhgues në terren për të ndjekur procesin e votimit

Mbi 2.100 vëzhgues në terren për të ndjekur procesin e votimit

Procesi zgjedhor i sivjetëm po shoqërohet nga një numër i konsiderueshëm vëzhguesish, të cilët luajnë një…

1 hour ago
Shqipëria Zgjedh 2025, votuesit brenda dhe jashtë vendit vendosin sot për Parlamentin e riShqipëria Zgjedh 2025, votuesit brenda dhe jashtë vendit vendosin sot për Parlamentin e ri

Shqipëria Zgjedh 2025, votuesit brenda dhe jashtë vendit vendosin sot për Parlamentin e ri

Me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në më shumë se 5 mijë qendra votimi në të…

2 hours ago
Zgjedhjet e 11 majit, si mund të gjeni qendrën tuaj të votimitZgjedhjet e 11 majit, si mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Zgjedhjet e 11 majit, si mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…

18 hours ago

KF Shkodra U- 15 kampione e Shqipërisë / Piraniqi dhe Vajushi: Ambiciozë edhe në Superiore

përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…

18 hours ago

Shkodra në “Junior Eurovision” – Bashkia marrëveshje me RTSH: Kënga fituese e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Eurosong

Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…

18 hours ago

181 mijë vota nga Diaspora – Për të votuar në zgjedhje, u regjistruan mbi 246 mijë bashkëkombas

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…

18 hours ago