Categories: LajmeTelevizion

RTSH hap konkursin për realizimet audiovizive për sezonin e ri 2024–’25

Radiotelevizioni Shqiptar është gati për një sezon të ri, që do ju mbërthejë pas ekranit me prodhime origjinale, ekskluzive.

Të gjithë krijuesit, personalitete të medies dhe skenës shqiptare, dhe artistët, janë të ftuar t’i bashkohen familjes me të madhe radiotelevizive në vend.

Nëse ke shkruar një projekt, të ftojmë ta kthesh ëndrrën në realitet!

Ideja juaj mund të jetë një spektakël madhështor, një skenar filmi apo dokumentar, një risi për sferën mediatike shqiptare.

Për sezonin e ri, RTSH do e rikonceptojë misionin e vet si një medie publike për edukim, informim dhe argëtim. Larmia e realizimeve tona do të shtrihen nga arti, kultura, aktualiteti, politika, deri te sporti e bota jonë virtuale.

Radio Televizioni Shqiptar, risjell epokën e re digjitale! Eja dhe lë gjurmën tënde…

Apliko në konkursin e shpallur për prodhimet e pavarura audiovizive, duke vizituar rubrikën NJOFTIME në faqen zyrtare www.rtsh.al!

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Zëvendës presidenti i FIFA-s thirrje Anglisë: Hidhni kandidaturën për Botërorin e 2038-ës!

Në një intervistë për “The Times”, Viktor Montaljani i ka kërkuar Federatës së Futbollit që…

20 hours ago

Metodologjitë e kërkimit në doktoraturë / Ligjëratë akademike në UNISHK nga profesori belg Jean-Michel De Waele

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…

22 hours ago

Hyrja e Shkodrës / Vijon pandërprerë puna për ndërtimin e korsive të reja

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit…

22 hours ago

Nostalgjia e  emigrantëve / Oboti, peng i  Zef dhe Simon Çukajt

Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…

22 hours ago

Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj / Kryebashkiaku i Vau të Dejës flet gjatë inspektimit të punës tek kanalet vaditëse

Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…

22 hours ago

Dita Ndërkombëtare e Familjes / Festë e veçantë në shkollën “Pashko Vasa” me nxënës, mësues dhe prindër

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…

22 hours ago