Rrugicat në “Mark Lula” – Shiu krijon probleme dhe vështirëson lëvizjen e banorëve

Kjo është panorama e cila shoqëron rrugicat në lagjen “Mark Lula” këtë të premte.
Kanë mjaftuar disa reshje shiu, që rrugët në këtë lagje të notojnë në ujë.
Ata që e përshkojnë çdo ditë këtë rrugë e dinë mirë këtë fakt.
Prej më shumë se 20 vitesh nuk është vënë dorë në rrugët dhe kanalizimet e kësaj lagjeje dhe mjafton pak shi që të bëhet e pakalueshme.
Gjatë dimrit bëhet e pakalueshme për shkak të ujit, ndërsa në verë pluhuri është sfidë për kalimtarët.
Në lagjen “Mark Lula” janë një sërë rrugicash të amortizuara, të cilat presin ndërhyrje për rikonstruksion.
Disa herë banorët kanë kërkuar investime në atë zonë të populluar pas viteve 90’.
Sërish banorët vijojnë mes problemesh, tashmë pa shpresë se një ditë dikush do të kujtohet për ta.