Rrugicat e amortizuara – Në lagjen “Ndocaj” është e nevojshme ndërhyrja

Kjo është një prej rrugicave jo më larg se 5 minuta nga qendra e qytetit.
Nuk është e vetmja, në lagjen “Ndocaj” ka edhe rrugica të tjera që janë në të njejtën gjendje.
Banorët e kësaj lagjeje kërkojnë që të ndërhyhet nga ana e institucioneve përgjegjëse duke qënë se janë taksapagues të rregullt.
Kur ka reshje të dendura shiu gjendja bëhet shumë e vështirë për banorët të cilët e kanë thuajse të pamundur të kalojnë, pasi rruga mbushet me ujë.
Edhe si shkak i mungesës se kanalizimeve , uji shpeshherë bllokon levizshmerinë normale te banorëve të kësaj lagje ndër më të vjetrat në Shkodër.
E njëjta situatë është edhe në zona të tjera të qytetit, kryesisht në periferi. Banorët, jashtë kameras, shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë që të ndërhyhet me një plan konkret për shtrimin e rrugëve dhe rrugicave.
Për shumë lagje të Shkodrës, infrastruktura rrugore mbetet problem,sidomos gjatë dimrit, banorët duhet të lëvizin mes ujit dhe baltës.