Rrugët e brendshme të amortizuara / Në Gur të Zi mungojnë investimet në infrastrukturë

rruge te amotizuara

Dhjetra rrugë të brendshme në fshatrat e njësisë administrative të Gurit të Zi janë në këtë gjendje.

Në këto rrugë nuk është investuar më asnjëherë që pas viteve 90-të. Edhe pse ndodhet vetëm disa minuta larg Shkodrës , zona është lënë në harrese.

Ndonëse numri i banorëve të cilët jetojnë në këtë njësi administrative është i madh, sërish shumica e rrugëve janë të amortizuara, duke sjellë vështirësi në lëvizje.

Në këto rrugë kalojnë çdo ditë edhe fëmijët e shkollës, të cilët e kanë të vështirë për të lëvizur sidomos në ditët me shi.

Ndërkohë nga drejtues të njësisë administrative Gur i Zi bëhet e ditur se këto rrugë janë në planet e Bashkisë Shkodër dhe se shumë shpejt do të ndërhyhet në to.

Guri i Zi është ndër njësitë me popullsinë më të madhe në bashkinë e Shkodrës, ndaj rritja e cilësisë së shërbimeve dhe përmirësimi i kushteve me parametra optimale është domosdoshmëri për këtë njësi.