Rruga Velipojë- Shëngjin / Investimi me vlerë 3.8 mld lekë po shkon drejt përfundimit

rruga Velipoje shengjin

Projekti infrastrukturor Velipojë- Shëngjin, me vlerë 3.8 miliardë lekë, po shkon drejt përfundimit dhe pritet të sjellë zhvillim të rëndësishëm në turizëm dhe ekonomi.

Rruga e re shkurton distancën, duke reduktuar kohën e udhëtimit nga 1 orë e 20 minuta në 20 minuta.

Banorët shprehen të kënaqur me investimin, duke theksuar se rruga do të lehtësojë lëvizjen, do të rrisë numrin e turistëve dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e bizneseve lokale.

Aksi panoramik ruan peizazhet natyrore të plazheve të Shëngjinit, Ranës së Hedhur, Rrjollit dhe lagunës së Vilunit, duke e kthyer zonën në një destinacion tërheqës turistik.

Investimi ka sjellë rritje të ndjeshme të vlerës së pronave, ndërsa pritet të nxisë investime të reja në fushën e turizmit dhe hotelerisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të zonës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.