Rruga Ura e Vjetër e Bunës- Shirokë / Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e trotuareve të këmbësorëve dhe korsive të biçikletave
Në kuadër të rikualifikimit Ura e Vjetër e Bunës-Shirokë, një nga elementët e rëndësishëm të projektit është krijimi i korsive të dedikuara për biçikleta.
Punimet të cilat kanë rifilluar pas një periudhe ndërprerje, kanë hyrë në një fazë të re.
Projekti përfshin rikonstruksionin e trotuareve të këmbësorëve dhe korsive të biçikletave, rikualifikimi i bregut të liqenit për plazh dhe vendparkime.
Ky investim synon të rrisë vlerat turistike të zonës dhe të përmirësojë qarkullimin për banorët dhe vizitorët.
Shiroka është një nga destinacionet më të frekuentuara nga qytetarët dhe turistët.
Ndaj, kjo ndërhyrje synon të rrisë sigurinë dhe komoditetin e përdoruesve të biçikletave dhe këmbësorëve të cilët zgjedhin të vizitojnë Shirokën.
