Rruga Shkodër-Muriqan / Fluksi i automjeteve shton rrezikun për aksidente

aksidente shkoder muriqan

Rruga Shkodër-Muriqan, e ndërtuar në vitin 2003, është një arterie e rëndësishme, e cila lidh Shqipërinë me vendet e Europës Perëndimore, por  me shtimin e mjeteve gjatë verës bëhet e frikshme.

Aksidenti më i fundit u regjistrua pasditen e djeshme rreth orës 19:25, mes dy automjeteve.

Një shtetas 52 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues një shtetas 70-vjeçar.

Përveçse duket si një rrugë rurale dhe aspak si një aks ndërlidhës me Evropën, në disa segmente vuan edhe për mungesën e sinjalistikës.

Sipas të dhënave, nga Pika e Kalimit Kufitar në Muriqan, brenda një viti qarkullojnë rreth 900 mijë mjete.