Rruga e vjetër Shkodër–Velipojë në gjendje kritike / Segmentet e dëmtuara dhe gropat vështirësojnë lëvizjen, sidomos dimrit
Rruga e vjetër Shkodër–Velipojë, dikur një nga akset më të rëndësishme lidhëse për banorët e zonës ka nisur të amortizohet ndjeshëm vitet e fundit.
Me përfundimin e rikonstruksionit të aksit të ri Shkodër–Velipojë, kjo rrugë ka mbetur pothuajse jashtë vëmendjes së institucioneve përgjegjëse, duke u përballur me mungesë mirëmbajtjeje dhe degradim të vazhdueshëm.
Shtresa e asfaltit është dëmtuar në shumë segmente, janë krijuar gropa dhe çarje, ndërsa sinjalistika rrugore mungon ose është e dëmtuar.
Amortizimi i rrugës ka vështirësuar lëvizjen, sidomos gjatë stinës së dimrit, kur reshjet e shiut dhe lagështira e përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen e saj.
Edhe pse aksi i ri Shkodër–Velipojë ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin, rruga e vjetër mbetet ende e domosdoshme për shumë fshatra dhe biznese përgjatë saj.
