Rruga e Hotit të Ri pa ndriçim – Banorët: Mungesa e një sërë faktorësh po shkakton aksidente

Banorët e Hotit të Ri në Shkodër ngrenë shqetësimin për mungesën e ndriçimit në rrugën Shkodër-Postribë.
Sipas tyre, mungesa e ndriçimit po ndikon që kalimtarët të bien viktima të aksidenteve.
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Hot të Ri, ku një motor u përplas me biçikletën, duke lënë të plagosur dy drejtuesit e tyre.
Ndërkohë, edhe një javë më pare, në këtë rrugë ndërruan jetë 2 të mitur.
Ata po udhëtonin me motor dhe pasi humbën kontrollin e mjetit, janë përplasur me një mur.