Rruga Bardhaj-Qafë Rrenc drejt përfundimit / Ndou: projekt i rendësishëm për dy njësi administrative

bardhaj qafe shtiqen

Fillimi i vitit 2026 do ta gjejë të përfunduar edhe fazën e katërt të punimeve në rrugën Bardhaj – Qafë Rrenc, investim i Këshillit të Qarkut Shkodër në bashkëpunim me bashkinë.

 Kryetari i Qarkut, Edmond Ndou, inspektoi nga afër punën që po kryhet në terren nga firma fituese e këtij projekti, tejet të rëndësishëm për dy njësi administrative.

Për komunitetin e zones, ky është një investim i shumë pritur që lehtëson lëvizjen e tyre dhe pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e turizmit, pasi zona ka potenciale të mëdha.

Investimi i deritanishëm ka përmbyllur mbi 3.5 km rrugë, nga 5 që ka në total për të lidhur përfundimisht dy njësitë administrative, atë të Rrethinave me Gurin e Zi, që u vjen në ndihmë qindra banorëve.