Rrjeti elektrik i amortizuar krijon probleme  / OSHEE Shkodër parashikon investime për modernizimin e tij

rrjet elektrik amort

Në disa fshatra të njësisë administrative Rrethina, por edhe në zonën e Postribës, shumë banorë po përballen prej kohësh me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.

Situata ka sjellë shqetësim dhe pakënaqësi në komunitet, ndërsa banorët kërkojnë marrjen e masave konkrete për përmirësimin e shërbimit.

Nga ana tjetër OSHEE ka nisur zbatimin e disa projekteve të rëndësishme për riparimin dhe modernizimin e rrjetit elektrik në këto zona, me synim garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

Të kontaktuar nga RTSH drejtues të OSHEE, bëjnë me dije se për vitin 2026 janë parashikuar një sërë investimesh, të cilat do të nisin së shpejti për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në Rrethina, por edhe në Postribë.