Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë krijuar probleme në furnzimin me energji, po bëjnë që banorët e fshatit Mali Hebe në njësinë administrative të Berdicës, të jetojnë me rrezikun çdo ditë. Fare lehtë këta tela mund të shkaktojnë ndonjë tragjedi duke u bërë shkak i rasteve të mundshme fatale në jetë njerëzish. Ata vuajnë herë pas here problemet e furnizimit me energji, për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik shpërndarës dhe natyrisht mungesës së investimeve prej dekadash të tëra.
Sipas tyre është shumë e nevojshme që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për të riparuar rrjetin elektrik që furnizon me energji rreth 150 familje të këtij fshati. Amortizimi i rrjetit elektrik vijon të jetë një problem jo vetë në këtë njësi, por edhe në shumë të tjera që bëjnë pjesë në bashkinë e Shkodrës.
Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…
Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të 2020…
Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…
Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…
I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…
Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…
This website uses cookies.