Rritja e temperaturave / Të moshuarit dhe fëmijët më të prekur nga virozat

edona tafa mjeke rrethina

Rritja e temperaturave ka sjellë shtim të rasteve pranë urgjencave mjekësore e veçanërisht në zonat rurale.

 Në njësinë administrative Rrethina bluzat e bardha bëjnë me dije se nga ky ndryshim i temperaturave më së shumti janë prekur të moshuarit dhe moshat pediatrike.

Qendra Shëndetësore Rrethina administron 10 ambulanca në të cilat çdo ditë paraqiten 7-10 përsona që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Për t’u ardhur në ndihmë banorëve, stafi mjekësor prej disa javësh ka ndërmarrë një sërë masash sensibilizuese e ndër të tjera edhe zhvendosje të orarëve si për kryerjen e check- up  ashtu edhe vaksinat, me qëllim evitimin e pikut të temperaturave.