Rritja e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor – Bashkia Shkodër, përfituese e një projekti ndërkombëtar

dita e shendetit mendor

Bashkia Shkodër është bërë përfituese e një projekti ndërkombëta,  ku në fokus është rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve për shëndetin mendor. “Hold On – Nxitja e aksesit në mbështetjen e shëndetit mendor për të rinjtë”, është një inisiativë që po implementohet në kuadër të programit “Erasmus+”, i financuar nga Agjencia Kombëtare Franceze për të mbështetur projekte në fushën e rinisë dhe sporteve, në programin Erasmus+ 2021-2027.

 Në këtë kuadër, si pjesë e projekteve për shëndetin mendor është organizuar një aktivitet sensibilizues në kinema Republika

Për N/Kryetaren e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, ky projekt ka në fokus rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjen ndaj personave të shëndetit mendor.

Aktiviteti i sotëm kishte në fokus, nxitjen e të rinjve të bëhen pjesë e tij si dhe u shfaq një film me përmbatje argetuese në funksion të përmirësimit të Shëndetit Mendor.