Rritet numri i ankesave për diskriminim  / Komisioneri: Disa raste janë zgjidhur në favor të ankuesve

dajan culafic diskriminimi

Dhjetëra ankesa janë depozituar gjatë këtij viti pranë Zyrës Rajonale të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shkodër.

 Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga shtresat e margjinalizuara të shoqërisë, si komuniteti rom dhe egjiptian, personave me aftësi të kufizuara, familjarë të tyre apo dhe organizata që përfaqësojnë këto kategori.

 Sipas përfaqësuesve të këtij institucioni në Shkodër, nuk mungojnë edhe ankesat që  lidhen me pretendime për shkak të bindjeve politike.

Sipas drejtuesit të Zyrës Rajonale të Komisionerit në Shkodër, në disa raste, pas shqyrtimit të ankesave dhe ndjekjes së procedurave nga institucionet përkatëse, është arritur të zgjidhen rastet në favor të ankuesve.

Megjithë seancat e shpeshta informuese që zhvillon zyra për të rritur ndërgjegjësimin qytetar, niveli i raportimit të rasteve të diskriminimit vlerësohet si  i ulët, pasi shumë qytetarë nuk janë ende të informuar mjaftueshëm për të drejtat e tyre apo mënyrën e trajtimit të ankesave.