Rrëzohet avioni luftarak F-16, humb jetën piloti kryesor ukrainas

3ab6800f75824382b59a472861dde329

Një pilot i lartë ukrainas u vra pasi avion luftarak F-16 i prodhuar në SHBA të cilin po drejtonte u rrëzua të hënën (26 gusht), vetëm disa javë pasi avionët e shumëpritur mbërritën në vend.

Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës nuk besojnë se pas incidentit qëndron gabimi i pilotit.

Piloti Oleksiy Mes, i njohur si “peshku i hënës”, u vra në përplasje ndërsa “zmbrapsi sulmin ajror më të madh ndonjëherë” nga Rusia kundër Ukrainës, tha burimi, duke shtuar se piloti u varros të enjten.

Përplasja është duke u hetuar dhe ekspertë ndërkombëtarë do të ftohen të marrin pjesë në hetim.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha se disa avionë F-16 u vendosën së bashku me njësitë e raketave anti-ajrore për të luftuar sulmin rus.

Gjatë afrimit me objektivin tjetër, komunikimi me njërin prej avionëve u humb. Siç doli më vonë, avioni u rrëzua, piloti vdiq”, tha Shtabi i Përgjithshëm në përditësimin.

Vdekja e pilotit është një goditje e madhe për Ukrainën. F-16-ët e parë mbërritën në vend vetëm në fillim të këtij muaji dhe Moonfish ishte një nga pilotët e paktë të trajnuar për t’i fluturuar ato.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) tha të martën se Forcat Ajrore të Ukrainës përdorën F-16 për të shkatërruar raketat dhe dronët e lëshuar nga Rusia, hera e parë që ndonjë zyrtar ukrainas konfirmoi se avionët po përdoreshin në luftime.