Rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha / Flet Nesti Kiri, ish- studenti që mori pjesë në grevë

Ngjarjet e dhjetorit 1990 u pasuan me përshkallëzim të protestave në fillim të vitit 1991 dhe kulmuan me greven e urisë së një grupi studentësh, të cilët frymëzuan gjithë banorët e kryeqytetit, për t’u derdhur në rrugë e për të mësymur sheshin Skënderbej.
Sot, 34 vite më pas, ish-studenti Kiri kujton sesi u regjistruan 103 studentë për të qene në grevë e pas disa minutash u bënë 700.
Momenti më emocionues për të ishte nderimi që i bënë flamurit, si akt i fundit pasi grevistët nuk e menduan asnjëherë se mund të dilnin të gjallë.
Rrëzimi i përmendores së diktatorit Enver Hoxha, mesditën e datës 20 shkurt 1991, do të shënonte ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.