Categories: Lajme

Rreziku nga kafshimi i qenve/ Llazani: Probem janë pronarët. Kacorri: Brenda 48-orësh paraqituni te mjeku

Rreziku që iu kanoset qytetarëve nga kafshimi i qenve, duke iu referuar dhe rastit më të fundit, ku një 84-vjeçar gjeti vdekjen nga kafshimi i pitbullit, ka qenë temë në emisionin “Jetë Shqiptare”.

Veterineri Martin Llazani, deklaroi se problemi nuk është te qentë, por te pronari i kafshës. Ai u shpreh se nëse pronari nuk tregon kujdes, nuk e trajnon, dhe e keqtrajton qenin, ky i fundit është i prirur të kafshojë.

Demonizohet përherë qeni. Nuk është problemi i pitbullit, por kush e mban.

Nëse nuk e trajnon, e keqtrajton, e mban mbyllur, qeni do dalë dhe do hajë. Këta lloj qensh kanë një problem se kur kafshojnë ju rritet adrenalina dhe vazhdojnë kafshime pa ndalesë. Janë qen shumë të fuqishëm. Nëse të njëjtën sjelle e ka një qen 10 kg nuk arrin në vrasje. Sjellja e tij në një qen kaq të fuqishëm jep dëme. Pesha trupore e një pitbulli varen nga varieteti i racës 20-60 kg.

Nuk ka qen të rrezikshëm, por pronari kush e mban. Duhet të ketë përgjegjësi kush i merr këto qen.

Nuk është i rrezikshëm fare nëse trajnohet. Ata lloj qensh kapërcejnë dhe 3-4 metra. Rekomandohet që qeni të mbahet në litar, ccfarëdo lloj rrace të jetë. Nuk mund të jesh 100% i sigurt. Qeni jashtë shtëpisë duhet të jetë në litar. Në qen të rrezikshëm dhe të patrajnuar, duhet të mbajë maskë. I zoti duhet të kontrollojë qenin, jo ta lëshojë në rrugë”, u shpreh Llazani.

Mjekja Viola Kacorri u ndal te rreziku i kafshimit. Ajo u shpreh se nëse qytetarët nuk paraqiten në qendrat shëndetësore dhe nuk bëjnë vaksinën e tetanozit pas kafshimit, rrezikojnë jetën.

Porta e parë, theksoi ajo, është mjeku. Brenda 48-orësh, shtoi Kacorri, duhet patjetër që qytetari të drejtohet te mjeku.

Kemi pasur në praktikat tona, kafshime nga qentë e rrugës, dhe pickime nga sende të tjera të forta të cilat kanë qenë detyrimisht subjekte për të aplikuar vaksinën.

Ndihemi të rrezikuar sepse profesioni i mjekut që punon me tuyrne, jemi të alarmuar., kemi prindër, prindër, duhen marrë masa që të mos arrijmë deri aty ku pacienti të drejtohet drejt qendrave shëndetësore apo spitalore për të kryer vaksinën e mundshme.

Kohët e fundi, para dy javësh ka qenë një pacient i kafshuar nga qeni. Ai ishte roje policie i këtyre ndërtesave afër qendrave shëndetësore. Rreziku është i madh nga kafshimi. Tetanozi bëhet dhe nga sende të forta, me ndryshk, baktere që merren nga toka, nga papastëritë.

Vaksina e tetanozit është klostridium, bakteri që lëshon toksina në organizëm, duke bërë që pacienti të ndjejë spazma të muskulaturës, kontraktim të gjymtyrëve dhe trupit. Ka periudhë inkubacioni për këtë. Funksionimi i këtyre hallkave funksionon që pacienti paraqitet te mjeku, bëhet një identifikim i plagës, të përcaktohet çfarë është, kafshim, çarje me ndonjë send.

Rrezikon sepse duke qenë se merret në orët e para, periudha e inkubacionit zgjat deri në tre ditë, mund të jenë shenja të shpejta, rrezikon sepse ka spazma të muskulaturës dhe spazmës, paralizë parciale te pjesa e gjymtyrës, sekrecione të gojës. Rrezikohet dhe jeta nëse lihet pa qenë në një ambient shëndetësor.

Është mjeku që e përcakton, mënyrën e plagës, terapi lokale ose orale dhe e çon drejt qendrës shëndetësore ku aplikohet dhe vaksina. Aty ku disponohet pyetet se mund të ketë dhe alergji nga komponentët e injeksionit”, tha Kacorri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mynih 2025”/ Asllani: Titulli i humbur ‘djeg’ akoma, finalja e Champions-it nuk ndodh çdo vit!

Kristjan Asllani ka një shans të artë të shtunën pasi në Mynih mund të bëhet…

17 hours ago

“Giro d’Italia 2025” humb njërin prej protagonistëve

Primoz Roglic është tërhequr nga gara për fanellën rozë të “Giro d’Italia 2025”. Çiklisti slloven…

17 hours ago

Integrimi, Marta Kos: Shqipëria, mundësi reale për të qenë pjesë e BE deri në 2030

Bashkimi Evropian është i vendosur të avancojë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe të…

18 hours ago

Malazezi zhduket pasi hyri në Shqipëri / Vëllai i 39-vjeçarit denoncoi në Policinë e Shkodrës humbjen e kontakteve

Një shtetas malazez që ka hyrë në territorin e Shqipërisë ditën e djeshme, ka humbur…

18 hours ago

“Defender Europe 25”, Rama: Shqipëria, rol strategjik për suksesin e operacioneve

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” nisi zyrtarisht në orët e para të mëngjesit të sotëm.…

19 hours ago

Laringiti kronik, zëri që kërkon ndihmë – Shqetësim që nuk duhet neglizhuar

Ngjirja e zërit dhe kollitja e vazhdueshme mund të jenë shenja të laringitit kronik. Një…

19 hours ago