Rrëshqitje masive dheu në qytetin Niscemi në Sicili, situatë dramatike, zhvendosen qindra banorë
Në Niscemi, një qytet i madh në provincën e Caltanissetta në Sicili, fenomeni i rrëshqitjes së dheut është përkeqësuar ndjeshëm, duke u zgjeruar me një kilometër gjatë natës dhe duke arritur tashmë një front prej katër kilometrash.

Situata ka detyruar autoritetet të evakuojnë rreth 1 mijë banorë nga shtëpitë e tyre, ndërsa numri pritet të rritet.
Nga tre rrugët provinciale që lidhin zonën me pjesën tjetër të territorit, vetëm njëra mbetet e kalueshme, duke e bërë qarkullimin dhe furnizimin e banorëve tepër të vështirë. Autoritetet paralajmërojnë se toka vazhdon të shembet, duke e bërë emergjencën gjithnjë e më kritike.
