“Rozafa” josh turistët / Vizitorët mahniten me kalanë dhe peisazhin fantastik

Kalaja e Rozafës po mahnit gjithnjë e më shumë vizitorë dhe mbetet një nga monumentet e kulturës më te vizitueshme, nga turistët vendas dhe të huaj.
Jo vetëm këtë fundjavë, por edhe në ditë normale të javës, sërish turistët janë të shumtë në kalanë “Rozafa”.
Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik, i cili, përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së saj.
“Un jam nga Holanda, jemi me pushime dyjavore në Shqipëri dhe është hera e parë që vizitojmë Shkodrën. Kemi mbërritur dje.
Gjithmonë më kanë pëlqyer kalatë, historia, lashtësia, rrëfimet që mbartin.
Më duken shumë interesante .Ende nuk e kam parë kalanë brenda mureve, por nëse është siç e imagjinoj, duhet të jetë mahnitëse. Në fakt, sapo po ngjitemi.
-Meqë sapo kemi ardhur dje, nuk kemi parë shumë ende. Por mbrëmë ishte shumë bukur . Restorantet, atmosfera në qytet.
Jemi kuriozë të zbulojmë më shumë për Shkodrën. Siç tha edhe bashkëshorti, na pëlqejnë kalatë dhe historia. Jemi kuriozë të shohim si është nga brenda.
Kalaja më duket tepër e vecantë , ndërsa dua të veçoj njerëzit në Shqipëri janë tepër mikpritës, të gatshëm për të ndihmuar”,- shprehen turistët.
Jo vetëm për vlerat historike, por edhe për peizazhin që ofron, Kalaja e Rozafës është objektiv i turistëve nga Evropa, Lindja e Mesme e Amerika.
Kalaja e Rozafës është një nga 30 kalatë e Shqipërisë, që sjell dëshmi nga shekulli i 3 dhe i 4 para erës sonë e deri në fillimin e shekullit të kaluar, kur kalaja i rezistoi pushtimit të ushtrisë së Malit të Zi.