Roli i çajrave bimorë në stinën e ftohtë / Përdorimi i kujdesshëm ruan efektet pozitive pa pasoja për shëndetin
Gjatë dimrit çaji bimor përdoret shpesh në përditshmëri.
Konsumimi i tij lidhet me mbështetjen e organizmit në këtë periudhë të vitit.
Dietologia Klea Bilali shpjegon se çajrat bimorë gjatë stinës së ftohtë ndihmojnë organizmin të përballojë më lehtë temperaturat e ulëta dhe virozat sezonale.
Disa çajra bimorë njihen për ndikimin e tyre në forcimin e imunitetit dhe mirëqenien gjatë dimrit.
Përdorimi i çajrave bimorë kërkon masë dhe përgatitje të kujdesshme, për të ruajtur efektet pozitive pa sjellë pasoja për shëndetin.
Gjatë dimrit çajrat bimorë mbeten një ndihmë e thjeshtë për t’u ndjerë më mirë dhe për të përballuar më lehtë stinën e ftohtë.
