Rita Gjeka dhe Klodiana Vata, rrëfime “pa filtra” / RTSH Shkodra çel emisionin festiv të fundvitit “Simfoni Festash”
Në RTSH Shkodra ka nisur emisioni festiv i fundvitit “Simfoni Festash”, një program i drejtuar nga Marjo Gjini, Arjola Zadrima dhe Blerta Kopliku, që sjell në studio figura të njohura të kulturës dhe artit shqiptar.
Një nga të ftuarat e programit, aktorja dhe ish-drejtuesja e Teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka, ndau me publikun rrëfime personale dhe profesionale. Ajo foli për dashurinë ndaj vajzës së saj Silvian, lidhjen e fortë me Teatrin “Migjeni”, daljen në pension si një moment lirie, suksesin e shfaqjes “Vizita” në Itali, si dhe kujtoi me emocion bashkëshortin e ndjerë Gjorgjin.
E ftuar në emision ishte edhe këngëtarja Klodiana Vata, e rikthyer në Shkodër pas një periudhe shkëputjeje. Artistja foli për pritjen e ngrohtë të publikut si dhe rrugëtimin e saj mes Shqipërisë, Kanadasë dhe SHBA-së gjatë vitit 2025.
“Simfoni Festash” vjen si një hapësirë emocionesh dhe energjie pozitive, duke sjellë për publikun e RTSH Shkodra rrëfime autentike në art, kulturë dhe jetën publike.

