Rishfaqen inertet – Banorët: Ura e Bardhajve pikë strategjike, të monitorohet me kamera

Para disa kohësh Bashkia e Shkodrës realizoi largimin e mbetjeve inerte, të cilat ishin depozituar pranë Urës së Bardhajve.
Megjithatë, duket se këto fushata asnjëherë nuk kanë patur ndikim afatgjatë, përderisa zona në fjalë është jashtë monitorimit me kamera.
Inertet pranë Urës së Bardhajve janë rikthyer sërish.
Mbeturinat së bashku me inertet rrezikojnë të kthehen në një mal të madh.
Për këtë, banorët kërkojnë që kjo zonë të monitorohet 24 orë me kamera, ndërsa këkojnë që të ndëshkohen personat të cilët ndërmarrin këto veprime të jashtëligjshme.
Ndërkohë, era e rëndë që lëshojnë këto plehra e bën situatën aspak normale edhe për vetë banesat dhe bizneset që ndodhen aty pranë.
Sigurisht, një tjetër anë negative që sjell kjo papërgjegjshmëri e dorës së njeriut shpesh-herë ka sjellë edhe katastrofa ekologjike.