Rikualifikimi urban në fshatin Kosmaç – Shkreli: Ky është fshati i parë në bashkinë tone,  që po pajiset edhe me kanalizime

rikualifiki urban

Kosmaçi është fshati i parë në Bashkinë Vau Dejës, i cili do të ketë kanalizime të ujërave të bardha e të zeza.

Projekti i rikualifikimit është drejt fundit dhe investimi po bëhet në një sipërfaqe prej 7300 metër katrorë.

Shkreli bëri me dije se investimi është i ndarë në dy faza, ku puna do të vijojë me asfaltimin e të gjitha rrugicave të mbetura.

Janë 2500 metër linear të përfshira në projektin,  i cili kap vlerën e 540 mln lekë të vjetra dhe pritet të përmbyllet i gjithi brenda këtij viti.