Rikthim në shkollë / ZVA- Vitin e shkuar u rikthyen në shkollë rreth 150 fëmijë
Çdo vit, dhjetëra emigrantë që rikthehen në Shkodër kërkojnë të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollë.
Zyra Vendore Arsimore, gjatë vitit shkollor 2024-2025, ka kryer rreth 150 regjistrime të tilla.
Ky proces vijon përgjatë gjithë vitit.
Rudi Sokoli, specialist pranë ZVA Shkodër, tregon se disa prej emigrantëve janë rikthyer brenda disa muajsh e të tjerë kanë vite qëndrimi në vende të ndryshme.
Procesi i rikthimit të fëmijëve në shkollë është i njejtë përmes platformës e-Albania.
Integrimi i tyre mbetet një hallkë e rëndësishme për institucionet, veçanërisht në rastet kur shkëputja është disa vjeçare.
