Rikthehet “Za Fest” / Një sërë artistësh dhe figurash të njohura, pjesë e tre netëve të edicionit të ri
Si çdo vit, edhe këtë korrik nuk do të mungojë “Za Fest”, festivali që bën bashkë të gjithë në një eksperiencë unike drejt rrënjëve dhe vlerës me gjuhën e artit.
Programi i edicionit të IX përfshin një sërë artistësh dhe figurash të njohura që do të jenë pjesë e tij.
Zëri i traditës, forca e artit dhe energjia e brezave të rinj do të shkrihen në një skenë që nuk njeh kufij përgjatë netëve të 24, 25 dhe 26 korrikut në kalanë “Rozafa”.
