Rikthehet “Meriyll” për të gjithë nostalgjikët – Takim me shkrimtarin në Bibliotekën e Universitetit

rikthehet meri yll

Për të gjithë të apasioniuarit pas letërsisë, biblioteka e Universitetit  “Luigj Gurakuqi” ka organizuar “Promovimin e librit”  me shkrimtarin Viktor Canosinaj.

24 vite nga botimi i librit “Meriyll”, autori  sjell  vazhdimin e tij me titullin “Pandershmërisht Meriyll”.

Ky takim mblodhi bashkë pjesëmarrës të fushave dhe moshave të ndryshme, nostalgjikë të librit,  të cilët diskutuan për librin, por edhe për çështjen e të lexuarit te fëmijët dhe të rinjtë duke theksuar nevojën për të nxitur kulturën e leximit.