Rikthehet mensa studentore – Bashkia Shkodër përmbush kerkesën e kahershme të studentëve

Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për mensën studentore, e cila rikthehet pas 18 vitesh mungesë.
Ky shërbim ishte një kërkesë e vazhdueshme nga ana e studentëve dhe është realizuar me iniciativën e kryetarit të bashkisë, Benet Beci.
Drejtoresha e Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve, Sindis Kopliku, theksoi se menuja është javore dhe është hartuar në konsultim me vetë studentët.
Kopliku shtoi se ky shërbim ka qenë një kërkesë e përsëritur nga studentët, gjë që është reflektuar edhe në konsultimet për Kartën e Studentit
Mensa studentore, pranë konviktit, plotëson tashmë të gjithë parametrat optimalë, duke ofruar cilësi dhe kushte higjieno-sanitare të standardizuara.
Përveç studentëve, ajo do të jetë e hapur edhe për qytetarët e Shkodrës, duke krijuar një mundësi të re për një shërbim ushqimor me kosto të ulët dhe standarde të larta.