Rikthehet kinema “Republika” / Hapësira simbol e filmit çel një kapitull të ri kulturor për Shkodrën
Kinema Republika hap zyrtarisht dyert sot, ora 18:00, duke rikthyer në zemër të qytetit magjinë e filmit dhe emocionin e ekranit të madh.
Pas një transformimi të plotë, ky institucion simbol i kulturës vjen me një pamje dhe standarde që e vendosin sërish në piedestalin e hapësirave kulturore të qytetit.
Egena Zymer, drejtues e Kinema Republika fton qytetarët e Shkodrës të bëhen pjesë e këtij momenti të veçantë, duke i thirrur të marrin pjesë në premierën botërore, një ngjarje që shënon jo vetëm hapjen e kinemasë, por edhe një kapitull të ri për jetën artistike dhe kulturore të qytetit.
Biletat mund të gjenden gjatë gjithë ditës pranë sportelit të kinemasë.
Shkodra rikthehet në takim me kinemanë.
